SEKTORËT

UDHËZIME PËR PRANIM TË MOSTRAVE NË NJËSITË E FUD LAB PËR TESTIME LABORATORIKE

1.

Mostrat për testime laboratorike mund që t’i merr një nga përfaqësuesit e laboratorit për testime në Laboratorin Fud Lab nga vendi i klientit pas paraqitjes së një kërkese për t’i marrë ato.

Block title

2.

Kërkesat për marrjen e mostrave duhet të dorëzohen të paktën 24 orë para mbërritjes në numrin e telefonit në vijim: 02 278 1166.

Block title

3.

Mostrat duhet të shoqërohen me një nga dokumentet e mëposhtme:

- Dokument kërkesë për testime laboratorike
- Dokument tjetër – letër shoqëruese, raport, urdhëresë pune, dërgesë, kërkesë;

4.

Dokumenti shoqërues duhet t’i përmbajë së paku informacionet e mëposhtme:

- Emrin e klientit: emrin e personit fizik, emrin e personit juridik, numrin e taksës, adresën, emrin dhe vendin e marrjes së mostrave;
- Përshkrimi i mostrës-emri;
- Numri i prodhuesit, shenja, shënime të tjera;
- Data e prodhimit, numri i pjesës;
- Madhësia në gram, mililitra;
- Numri i mostrave të dorëzuara (numri i njësive për mostër);
- Parametrat e saktë të deklaruara që duhet të testohen;
- Nëse është e nevojshme, një kërkesë kategorike për prezantimin e rezultateve me pasiguri;
- Kërkesë kategorike për pjesëmarrje gjatë testimit;
- Numër telefoni;
- Metoda e marrjes së rezultateve: në mjediset e Fud Lab, përmes korrierit me pagesë në para të gatshme pas dorëzimit, ose me pagesë elektronike;
- Emri, pozicioni dhe nënshkrimi i klientit.

5.

Mostrat dërgohen deri te punonjësit në lobin e pritjes në Laboratorin për testime Fud Lab, i cili i kontrollon dokumentet shoqëruese të mostrës.

Block title

6.

Mostrat nuk pranohen pa një dokument shoqërues ose me të dhëna jo të plota. Urdhëresat gojore ose telefonike nuk pranohen.

Block title

7.

Mostrat që kanë filluar të prishen ose paketimi i të cilave është i dëmtuar, nuk pranohen, përveç nëse ajo nuk është e theksuar në dokumentin shoqërues.

Block title

8.

Sasitë minimale të ushqimit që duhet të pranohen për testim janë:

- Për testet fiziko-kimike - 300 gram
- Për testime mikrobiologjike - për salmonelën dhe listeria - 250 gram, për të gjithë të tjerët - gjithsej 200 gram;
- për testime organoleptike - 6 njësi për paketim të përdoruesve të fundit (nëse është e mundur) ose të paktën 600 gram të produktit; për produkte ku kërkohet përshkrim i paketimit - të paktën një tërësi, paketim, njësi.

9.

Sasia minimale e ujit që duhet të pranohet për testim është:

- Për testimin fiziko-kimik - 1500 ml
- Për testime mikrobiologjike - jo më pak se 2000 mililitra;
- Për testime organoleptike - 6 njësi për paketim të përdoruesit përfundimtar (nëse është e mundur) ose të paktën 1000 ml të produktit; për produktet ku kërkohet përshkrim i paketimit - të paktën një tërësi, paketim, njësi.

10.

Klienti është përgjegjës për gjendjen e mostrës.

Block title

11.

Të shënohen në kërkesën nëse dorëzohen mostrat e kontrollit.

Block title

12.

Mostrat vendosen në kontenierë të pastër kur mblidhen nga ana e klientit; Gjatë mbledhjes së mostrave për testime mikrobiologjike duhet të përdoren enë dhe mjete sterile.

Block title

13.

Kohëzgjatja e testimeve laboratorike:

- nga 3 deri në 5 ditë pune për testime fiziko-kimik;
- nga 3 deri në 7 ditë pune për testime mikrobiologjik, për produktet e konservuara kjo periudhë zgjatet edhe për 7 ditë;
- 2 ditë pune për testime organoleptike.

1. NJËSIA PËR MARRJEN E MOSTRAVE

Laboratori disponon me automjete të specializuara të pajisura me një sistem ftohës i cili siguron temperaturën optimale dhe kushtet higjienike gjatë kohës së transportit të mostrës që të ruhet integriteti i mostrës deri në momentin e testimit.
Ekipin tonë trajnues për vizitat e klientëve dhe marrjen e mostrave punon me orar të organizuar javor, duke i përfshirë të gjitha rajonet e vendit, në sajë të cilave mund ta vizitojmë klientin në kohën kur i përshtatet atij dhe të kryejnë marrjen e mostrave sipas standardeve aktuale maqedonase dhe ndërkombëtare ose të kryejmë veç transport të mostrave të marra.

2. LABORATORI MIKROBIOLOGJIK

Laboratori i përfshin mjediset vijuese: përgatitja e mostrës; përgatitja e bazave ushqimore dhe inkubacionit; mbjellëse; sterilizimi dhe larja. Laboratori mikrobiologjik bën testime të mikroorganizmave për kontrollin e ushqimit dhe sigurinë e ujit, kontrollin e higjienës me strisho.

3. LABORATORI FIZIKO-KIMIK

Laboratori përbëhet nga katër hapsira dhe një depo për reagentët dhe qelqurinat. Aty kryhen testime për të përcaktuar përbërjen e produkteve (yndyrë, proteina, karbohidratet, etj) dhe të njëjtat kryhen duke përdorur metoda të standardizuara analitike.