RRETH NESH

Historia jonë

Fud Lab DOO – Sistemi i kontrollit të cilësisë për ushqim dhe pije me seli në Shkup është themeluar në vitin 2018.

Laboratori është i specializuar për kryerjen e analizave laboratorike për të përcaktuar sigurinë dhe cilësinë e ushqimit dhe po të njëjtat ato janë të listuara në faqen tonë të internetit. Ai punon me një ekip të përzgjedhur me profesionistë me kualifikim të lartë dhe përvojë pune të gjerë. Laboratori bashkëpunon me laboratorë të tjerë të akredituar ku bëhen analiza të cilat e plotësojnë ofertën e laboratorit Fud Lab.

Qëllimi ynë është që të ofrojmë cilësi më të mirë për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve tanë. Ne përpiqemi që ta mbajmë profesionalizmin e lartë, fleksibilitetin, besueshmërinë dhe punën kompetente në pajtim të plotë me rregullat dhe normat ligjore dhe teknike. Ne i vlerësojmë klientët tanë, mbajmë partneritet profesional dhe të sinqertë, dhe përpiqemi që klinetët tanë të mbeten të kënaqur me shërbimet që ofrojmë.

Laboratori  Food Lab është i vendosur në një ndërtesë të re, moderne dhe të pajisur, dhe  kryen analiza  kimike, fizike-kimike, mikrobiologjike dhe analiza senzorike të ushqimit dhe pijeve.

Misioni

Misioni ynë është që të:

– punojmë në përputhje me kërkesat evropiane dhe kërkesat kombëtare për të siguruar sigurinë e ushqimit dhe shëndetit përmes aftësisë për të kryer metoda të pavarura të testeve laboratorike, këshillimeve dhe trajnimeve;

– plotësojmë kërkesat e konsumatorëve për ekspertizë  për vlerësim, monitorim të produkteve dhe procese dhe  këshilla në fushën e  sigurisë të ushqimeve.

Ne punojmë për:

videoblocks-team-of-biochemists-analyze-genetically-modified-seeds-on-laboratory-bio-food_htxaeaqwz_thumbnail-full09

MENAXHIMI I PËRCAKTOI QËLLIMET KRYESORE NË VIJIM DHE ZBATIMIN E TYRE EFEKTIV

– Krijimi i tregut si një kompani që ofron një shërbim të ri kompleks të cilësisë së garantuar, në përputhje me dispozitat ligjore evropiane;

– Kënaqësia e plotë të klientëve nëpërmjet një niveli të lartë të profesionalizmit, fleksibilitetit, operacionalitetit dhe pavarësisë.

– Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve përmes pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe zbatimit të tendencave më të fundit globale në praktikën laboratorike.

– informacione kthyse të klientëve dhe bashkëpunim me organizatat profesionale dhe të gjitha palët e interesuara;

– Sigurimi i baraspeshës midis çmimeve dhe shërbimeve.

Telefon

Telefon

02 278 1166

Adresë

Adresë

Борис Трајковски бр.130

E-mail

E-mail

foodlabmk1@gmail.com

keep in touch with us